Chelsea niset drejt Donnarummës, Milan dëshiron Moratan

Prioritet për Chelsean këtë merkato verore do të jetë trasnferimi i një portjeri cilësore si zëvendësues për Courtois, i cili është pranë transferimit te Real Madrid.

Blutë e Londrës nuk arritën ta transferonin Alisson dhe tani kanë një objektiv tjetër.

Londinezët janë të interesuar për Donnarummën, pasiqë sipas Sarrit ai do të ishte zgjidhje afatgjate për skuadrën e tij.

Blutë do ti fillojnë së shpejti bisedimet, ndësra mediat italiane bëjnë të ditur se mes Milanit dhe Chelsea mund të ndodh një shkëmbim.

Alvaro Morata është pranë largimit nga Stamford Bridge, ndërsa Rosonerët janë të interesuar për spanjollin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here