Presidenti i La Ligas zbulon arsyen se pse Ronaldo u largua nga Reali

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka dhënë mendimin e tij rreth arsyes së largimit të Ronaldos nga Real Madridi.

Ronaldo bëri një transferim surprizë duke u trasnferuar te Juventusi, ndërsa sipas Tebas ka deklaruar se Ronaldo u largua nga Spanja për shkak të tatimeve të larta.

“Në Itali, Ronaldo do të përfitojë më shumë për shkak të tatimeve më të ulëta. Në Spanjë situata është më ndryshe sa i përket tatimeve. Duhet të mendojmë rreth këtij problemi, pasiqë mund ta ulë potencialin e La Ligas”, ka thënë Tebas.

Ronaldo gjatë karirës së tij në Spanjë pati probleme me autoritetet duke u akuzuar për evazion.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here