Kalinic refuzon medaljen e argjend të Botërorit

Nikola Kalinic ishte njëri nga 23 futbollistët e përzgjedhur për të luajtur në Kupën e Botës me kombëtaren e Kroacisë. Sulmuesi u përjashtua nga trajneri në ndeshjen Kroaci-Nigeri, pasi refuzoi të futej në lojë dhe të luante në minutat e fundit, me pretendimin se kishte dhimbje në shpatull.  Megjithatë sulmuesit të Milanit u ofrua medalja e argjend, pasi klubi u mund nga Franca në finale duke u rënditur kështu të dytët..

30-vjeçari e ka refuzuar këtë medalje për të mos u ndjerë keq që nuk luajti në këtë botëror, pavarësisht se ishte një nga 23 futbollistët e mbledhur për të qenë pjesë e këtij kometicioni.  Vendimi për t’iu dhënë kjo medalje ishte e shokëve të tij dhe drejtuesin teknik, por sulmuesi ka zgjedhur t’i falënderojë dhe e ka refuzuar medaljen. Kalinic u shpreh: “Faleminderit për medaljen, por unë nuk luajta në Rusi.”

Në këtë deklaratë, kroati foli edhe për të ardhmen e tij, ku u shpreh se ka shumë oferta por interesi i tij është të nënshkruajë me Atletico Madrid. Kalimi i tij do ti kushtojë plot 18  milion euro Atleticos, dy milionë do i paguaj në momenti e nënshkrimit, ndërsa pjesa tjetër do të shlyhet deri në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here