Malcom bëhet lojtari më i ri i Romës

Mediat sportive e çonin në Itali si një përforcim të mundshëm te Interi, por braziliani Malcom ka përfunduar në një pistë tjetër, teksa është bërë lojtari i Romës.

Sulmuesi i Bordosë është lojtari më i ri në radhët e klubit verdhekuq, që ka çuar në 11 numrin e lojtarëve të blerë në këtë merkato vere. Sipas mediave italiane klubi kryeqytetas ka paguar plot 35 milionë euro për shërbimet e brazilianit, plus 2.5 milionë të tjera që do i përfitojë në formë bonusi.

Gjithashtu, mësohet se lojtari do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon. Shitja e Nainggolan dhe Alisson ka bërë që Roma të ketë një buxhet të favorshëm në këtë merkato për të përballuar mjaftueshëm këto investime të rëndësishme.

Kujtojmë që e veçanta e verdhekuqve është se ka afruar lojtarë të rinj që janë të moshës 25 vjeç  duke rinovuar ndjeshëm skuadrën dhe për të rritur rivalitetin në ekip dhe në kampionat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here