Messi ‘shtang’ Sampaolin, zbulohen detajet e humbjes me Kroacinë

Argjentina nuk ia doli që të lejë gjurmë as në Botërorin e Rusisë, teksa zhvilloi një lojë shumë zhgënjyese në të gjitha përballjet, duke përjashtuar ndeshjen ndaj Nigerisë.

Ishin të shumtë ata që kritikuan paraqitjen e bardhekaltëre në Kupën e Botës, duke lëshuar akuza të forta në drejtim të Leo Messit dhe trajnerit Jorge Sampaoli. Ndërkohë, humbja e thellë 3-0 ndaj Kroacisë është shoqëruar edhe me tension në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve dhe drejtuesve.

Mësohet se ka qenë Messi bashkë me Mascherano ato që kanë thirrur trajnerin dhe asistentët e tij, teksa u kanë kërkuar llogari për gjithçça, madje duke u shprehur se kanë humbur besimin e plotë te ata.

Megjithatë, duke iu referuar mediave spanjolle situata ka agravuar deri në përdorimin e toneve më të ashpra ku Messi me shokë ka kërkuar nga Sampaoli që të  jetë i drejtpërdrejtë.

“Na thoni çfarë të bëjmë. Nuk po marrim dot asgjë nga ajo çfarë ju keni thënë e kemi humbur besimin te ju. Duam një opinion rreth kësaj çështjeje. Një opinion për gjithçka”,janë shprehur lojtarët argjentinas.

“Më ke thënë që të zgjedh lojtarët të cilët do të luajnë por unë nuk të kam dhënë asnjë emër. As për t’i futur dhe as për t’i nxjerrë nga loja. Më thuaj tani këtu para të gjithëve, a të kam thënë ndonjëherë se kë të aktivizosh”, pyeti Mesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here