Mourinho bën gati 70 milionë euro për mbrojtësin e ri

Jose Mourinho ka shfaqur haptazi interesimin për mbrojtësin e Leicester City, Harry Maguire dhe po mendon të ofrojë 70 milionë euro për të.

Trajneri portugez dëshiron një qendërmbrojtës të nivelit më të lartë për t’ia shtuar Marcos Rojo, Eric Bailly dhe Chris Smalling.

Leicester është gati ta çojë deri në 90 mijë euro në javë pagën e Maguire, për ta mbajtur edhe një sezon, por “dhelprat” e dinë se nëse oferta e United zyrtarizohet, atëherë ai do të largohet.

Claude Puel po mendon edhe për zëvendësuesin e Maguire dhe Yerry Mina i Barcelona dhe Gary Cahill i Chelsea janë alternativat.

Maguire u ble nga Hull, për 20 milionë euro në verën e kaluar, për çmimi i tij është trefishuar si pasojë e paraqitjes me Anglinë në Kupën e Botës.

Ai do të zërë vendin e Phil Jones ose Smalling te formacioni i Mourinho, ashtu si bëri në Rusi 2018. Problemi i vetëm mund të jetë fakti se me 9 gusht mbyllet merkato në Premier League dhe Maguire do të jetë ende me pushime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here