Real Madridi 56 milionë euro për Trippier

Mbrojtësi anglez, Kieran Trippier, ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Mbretërit janë duke shikuar mundësinë e përforcimit të skuadrës në afatin kalimtar në të gjitha repartet.

Njëri nga ta është edhe krahu i djathtë i mbrojtjes, edhe pse para disa javësh klubit mbretëror transferoi Alvaro Odriozlan.

Lojtari i fundit që ka rënë në radarin e Real Madridit është ylli anglez i Tottenham Hotspur, Trippier.

Sipas mediumit anglez The Sun, Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë për Trippier plot 50 milionë funtesh apo 56 milionë euro.

Trippier ka parë rritjen e çmimit të tij në mënyrë dramatike pas paraqitjeve superiore në Kupën e Botës me Anglinë dhe është bërë një objektiv për klubet më të mira në Angli dhe jashtë saj.

Megjithatë, Spurs pritet të kundërshtojë ofertat për mbrojtësin anglez, pasi ka nënshkruar me të një kontratë pesëvjeçare verën e kaluar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here