Zbulohet përforcimi i ri i Barcelonës

“Sport” raporton se Valverde dëshiron transferimin e sulmuesit të Chelseat, Willian.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka identifikuar përforcimin e ri.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se Valverde dëshiron transferimin e sulmuesit të Chelseat, Willian.

Reprezentuesi brazilian ka vendosur të largohet nga Stamford Bridge, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, e ardhmja e tij pritet të jetë në La Ligë te Barcelona.

Valverde beson se së shpejti Chelsea do të pranojë të negociojë me Barcelonën në lidhje me kalimin e Willianit në Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here