Di Maria më në fund zbulon të ardhmen e tij

Angel Di Maria edhe përfundimisht i ka dhënë fund zërave për një transferim te Napoli.

Argjentinasi ka bërë të ditur se do të qëndrojë te PSG.

Di Maria e ka bërë këtë të ditur me një postim në Instagramin e tij.

“Mjaft gënjyet. Unë do të qëndrojë te PSG,” – shkroi Di Maria.

Di Maria, 30 vjeç, u transferua te Parisi në vitin 2015 dhe deri tani ka shënuar 27 gola në 87 ndeshje zyrtare të luajtura për francezët.

Napoli dhe Inter ishin klubet e interesuara për shërbimet e argjentinasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here