Fitore senzacionale e Hamilton, por mund ta humbasë atë?

Lewis Hamilton ka arritur një fitore senzacionale në çmimin e madh të Gjermanisë, ku pasi u nis nga pozita e 14-të arriti të triumfojë.

Britaniku arriti të bëjë maksimumin nga drama e Hoffenheim dhe tani e ka marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme të pilotëve.

Megjighatë Hamiltonit mund ti merret fitorja, pasiqë pas përfundimit të garës ai u ftua nga anëtarët e FIA-s për bisedë. Arsyeja për këtë është gabimi që bëri Hamilton ku para se të futej në bokse hoqi dorë nga boksi dhe duke kaluar mbi bar u fut përsëri në pistë.

Një gabim i ngjajshëm ka ndodhur në pistën e Azerbejxhanit në vitin 2016-të nga Raikonen i cili pas garës u dënua me 5 sekonda penallti.

Në rast se Hamilton dënohet me 5 sekonda atëherë fitoja do t’i takojë shokut të skuadrës së tij Bottas.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here