Konfirmohet transferimi i parë te Milani nën udhëheqjen e Elliott

Vetëm disa ditë pasi është përfolur për një kalim te Chelsea, mesa duket Pepe Reina ka zgjedhur të kalojë nga Napoli te rivalët e Serie A, AC Milan.

Reina ka qenë një pjesë e rëndësishme e Napolit në vitet e fundit. Sezonin e kaluar ai luajti në 37 nga 38 ndeshjet e kampionatit italian.

Por trajneri i ri Carlo Ancelotti pritet të vendosë mes dy shtyllave blerjen e re Alex Meret, duke i dhënë fanellën me nr. 1, çka do të thotë se Reina duhet të largohej për të shmangur stolin.

Dhe tani ka ardhur konfirmimi i klubit, me një foto që tregon se spanjolli aktualisht ndodhet në Milanelo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here