Lëvizje tektonike në merkaton e verës: Guardiola ofertë stratosferike për Pjanic

Mesfushori i Juventusit është njëri nga emrat më të përfolur në këtë merkato dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga Torino.

Sipas informacioneve, Juventusi është i gatshëm ta shesë Pjanicin për 80 miliona euro dhe në adresën e Biankonerëve kanë arritur disa oferta.

Chelsea i filloi bisedimet me Zonjën e Vjetër, mirëpo Manchester City janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se Blutë e Londrës.

Guardiola ka kontaktuar me Pjanicin për ta bindur atë që të transferohet në Etihad, ndërsa boshnjaku nuk është i kënaqur në Torino për shkak se nuk i është rritur paga.

Cityzens janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro, shifër kjo që vështirë se do të refuzohet nga Juventusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here