Lewis Hamilton fitoi garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Hockenheim, duke bërë një paraqitje fantastike.

Piloti britanik e nisi garën nga vendi i 14-të, por falë aftësive të tij, strategjisë, fatit, shiut dhe gabime të rivalëve arriti të triumfojë në këtë garë që ishte mjaft e bukur dhe emocionuese. Sukses që rikthen Hamilton në krye të renditjes botërore, shkëputur 17 pikë nga Vettel, që gaboi me Ferrarin në pistën e shtëpisë dhe nuk e mbylli garën. Në podium u ngjitën edhe Valtteri Bottas me makinën Mercedes (i dyti) dhe Kimi Raikkonen me Ferrari (i treti). Për Hamilton ky është suksesi i këtërt në garën e Gjermanisë.

Pas 25 xhirove të para, emocionet të vetme i dhurojnë Hamilton e Ricciardo, që edhe pse e nisin garën nga vendet e fundit arrijnë të hyjnë në zonën e pikëvë, respektivisht britaniku në të pestin e australiani në të tetin. Ndërkohë që, Vettel komandon garën ndjekur nga Bottas e Verstappen, ndërsa Raikkonen është i vetmi që ka ndërruar gomat dhe mban pas Hamilton. Por edhe Vettel ndërron gomat e lëshon kreun, ndërkohë që strategjia e gomave sjell disa emocione.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here