Sane:E kam kuptuar Low, keq që u eliminuam në grupe

Leory Sane ka zhvilluar një edicion fantastik me Manchester Cityn.

Sulmuesi gjerman u zgjedh lojtari i ri më i mirë në Ligën Premier dhe fitoi titullin e kampionit me klubin anglez.

Por kjo nuk mjaftoi për trajnerin gjerman Joachim Low që ta grumbulloj në Kampionatin Botëror.

Mos pjesëmarrja në Botëror e Sanes çuditi gjithë opinionin sportiv ndërsa Sane nuk ka folur për këtë temë deri më tani.

Pas humbjes në miqësore ndaj Dortmundit, sulmuesi gjerman u shpreh se ka biseduar me Low dhe e ka kuptuar për vendimin e marrë.

“Kam biseduar me Low dhe ai më ka dhënë arsyejet e tij për mos grumbullimin tim në Botëror”.

“Sigurisht që e kam pranuar vendimin e tij, pasi edhe më dha arsyeje të mira dhe gjithçka ishte në rregull”.

“Më vije shumë keq që Gjermania u eliminua në fazën e grupeve, kjo është vështirë të përballohet”, ka thënë Sane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here