Hamsik s’largohet nga Napoli

NAPLES, ITALY - DECEMBER 10: Player of SSC Napoli Marek Hamsik shows his disappointment after the Serie A match between SSC Napoli and ACF Fiorentina at Stadio San Paolo on December 10, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik më në fund u ka dhënë fund dëshirave që e lidhnin për një largim të mundshëm drejt Kinës. Në një intervistë ekskluzive për mikrofonin e “Sky Sports” ai ka konfirmuar qëndrimin te skuadra bardhekaltër. “Kam qëndruar në Napoli për Carlo Ancelottin”, ka thënë ai fillimisht.

Sulmuesi 30-vjeçar ishte shumë pranë largimit nga klubi italian gjatë kësaj verë për të provuar një eksperiencë të rë në Kinë, por duket se ka bërë një kthesë të madhe, edhe pas marrjes në dorë të Napolit, trajneri Carlo Ancelotti. Konfirmimi për të vijuar edhe më tej me nënkampionët e Italisë është falë teknikut.

“Ai më thirri disa herë edhe kur isha në Sllovaki”, vijoi kapiteni. Ai gjithmonë më tha se me donte mua në ekip, që mos të largohesha nga Napoli. Ai ishte i lumtur me vendimin dhe unë po ashtu isha i lumtur, sepse nëse doni trajnerin është gjithmonë një gjë e mirë. Ne po punojmë që të arrijmë shumë në kampinat. Nëse do të shkoja në Kinë, patjetër që do të ndryshoja jetën time, nuk e fsheh këtë fakt, thashë të filloja këtë aventurë, por asgjë nuk u bë”.“Unë gjithmonë e kam veshur bluzën e Napolit me krenari dhe do të vazhdoj ta bëj përsëri, si në momentin e parë deri në të fundit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here