Hoeness:Shumë mirë që u largua Ozil, ai është shumë i dobët!

Hoeness nuk përmbahet kur flet për Ozil.

Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka shpërthyer me kritika drejt Mesut Ozil.

Ai e vlerëson si fakt shumë pozitiv për Kombëtaren e Gjermanisë, largimin e turkut nga ekipi.

Madje, Hoeness ka thënë që sa herë Bayerni ka luajtur ndaj Arsenalit, e ka zhvilluar lojën rreth Ozil, pasi që sipas tij, Mesut ishte pika e dobët e ekipit.

“Jam i kënaqur që kjo dramë mori fund. Ai ka luajtur në mënyrë katastrofale që sa vjet”, deklaroi Hoeness.

“Sa herë që Bayerni luajti ndaj Arsenalit, ne luajtëm rreth tij sepse e dinim që ai ishte pika e tyre e dobët”.

“Largimin e tij duhet ta shohim në aspekt sportiv: Ozil nuk ka hapësira në Kombëtare sepse nuk e meriton”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here