Ja kush mund të jenë fituesit e mundshëm të Topit të Artë, sipas Mbappe

19-vjecari francez, Kylian Mbappe, ka thënë se fitues të mundshëm të Topit të Artë janë ai, Neymari, Ronaldo, Modrici dhe Varane.

“Favoritët për Topin e Artë? Neymar, Ronaldo, Modric dhe Varane. Mendoj se duhet ta fus edhe veten në këtë listë,” ka thënë ai.

Në intervistën për revistën franceze France Football, Kylian Mbappe flet edhe rreth ngjarjeve të Kupës së Botës, duke thënë se e ka ditur që nga fillimi se Franca do të fitojë turneun.

“Që nga fillimi kam qenë i bindur se kemi gjithçka të nevojshme për të arritur deri në fund. E kam thënë këtë edhe para se të fillojë turneu. Disa e morën si arrogancë, por ishte thjesht vetëbesim. Kisha ardhur për trofe, dhe po largohem me të. E kisha programuar veten për fitore,” është shprehur ai.

Pas fitores së Francës në finalen e Kupës së Botës, Kylian Mbappe kishte fituar çmimin “Lojtari i Ri më i Vlefshëm në Botë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here