PSG tenton transferimin e Pavard

Benjamin Pavard ishte emër i panjohur për shumëkënd në Kampionatin Botëror.

Por mbrojtësi i talentuar francez zuri vend në formacionin bazë dhe shkëlqeu duke ndihmuar shtetin e tij ta fitojë Kupën e Botës.

E pas paraqitjeve të mira me Francën vlera e tij është rritur ndjeshëm në tregun e transferimeve.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat më të interesuara për lojtarin në Gjermani.

Stuttgarti, skuadra që e posedon kartonin e tij pritet të fitojë më së shumti nga largimi i Pavard.

Qendërmbrojtësi francez që luan edhe në krahun e djathtë, ka zgjuar interesimin edhe të Paris Saint Germain.

Kampionët e Francës tanimë kanë bërë një ofertë në drejtim të klubit gjerman për transferimin e Pavard.

PSG ka ofruar rreth 35 milionë euro dhe pritet ta fitojë garën për reprezentuesin francez.

Pavard iu bashkua Stuttgartit dy vite më parë nga Lille për pesë milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here