Ka filluar rinovimi serioz i San Siros

Bashkia e qytetit të Milanos ka konfirmuar se San Siro-s do t’i bëhet një rinovim i jashtëzakonshëm dhe do të jetë gati më 2020.

Inter dhe Milan kanë kohë që përfolen për një stadium të ri, por mesa duket do të qëndrojnë në San Siro për të paktën edhe dy vitet e ardhshme.

“Komiteti teknik për përdorimin dhe menaxhimin e stadiumit Giuseppe Meazza dhe shërbimet e tij janë aprovuar në programin vjetor të mirëmbajtjes dhe inovacionit të stadiumit, që do të zhvillohet më 2020,” shkruhet në deklaratën për shtyp.

“Është konfirmuar rinovimi i fushës dhe procedura të tjera si ndriçimi i hyrjes, një qendër të re operative të policisë, zhvillimi i sistemit elektrik dhe tualeteve.

“Shkallët dhe vendet ekzekutive do të modernizohen, plus do të ketë një dhomë pritje të madhe dhe një muze për klubin, më shumë hapësirë për reklama dhe gjëra të tjera që do të zbulohen hap pas hapi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here