Një dëmtim ndryshon të ardhmen e Armando Sadikut

Armando Sadiku ishte në listën e largimeve te Levante, pasi sulmuesi kuqezi nuk arriti të bindë me performancën e tij në minutat që iu dhanë sezonin e kaluar.

Por, sulmuesi kryesor i Levantes, Emanuel Boateng ka pësuar një dëmtim në menisk në miqësoren me Bournmouth.

Sot, Levante njoftoi se sulmuesi do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e mërkurë, koha e rikuperimit të tij është vlerësuar 4 deri në 6 javë.

Kjo ka bërë që të ndryshojë rrjedha e merkatos për Levanten, të cilët duhet të bëjnë llogaritë për sulmuesit e tyre, dhe Sadiku mund të ketë shansin të tregojë sa vlen gjatë kohës që Boateng do të mungojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here