Pas transferimit të Thomas Lemar nga skuadra e Monacos, Atletico Madrid po përgatitet për goditjen e rradhës në merkaton aktuale.
Madrilenët kanë arritur marrëveshje me futbollistin e Sportingut të Lisbonës, Gelson Martins.
23-vjeçari ka prishur kontratën me portugezët dhe dëshiron që karierën ta vazhdojë te Atletico e Madridit.
Klubi portugez ka thënë se do të hap edhe një çështje gjyqësore, për të shmangur largimin e Martins me parametër zero, por një gjë është e sigurt: portugezi do ta vazhdojë karrierën në Wanda Metropolitano Stadium.
Gjatë kësaj fundjave pritet edhe prezantimi përpara tifozëve të rinj.