Juventus i vendos dy kushte Bonuccit për rikthimin e tij

Kthimi i Leonardo Bonucci te Juventusi merr formë.

Vetëm një vit më parë, Bonucci u largua nga Juventusi dhe jo në mënyrën më të mirë. Pastaj, një vit intensiv te Milani, me shumë “fishekë” dhe gol në stadiumin “Allianz”.

Sipas Tuttosport, pas marrëveshjes mes Milanit dhe Juventusit, ka dy kushte të domosdoshme për rikthimin e Bonuccit në Torino. I pari lidhet me reduktimin e angazhimit bardhezi.

Aktualisht, mbrojtësi fiton 8 milionë euro, plus bonuse, që e çojnë atë në një shifër prej gati 10 milionë euro. Te Juventusi ai duhet të bjerë nën nivelin e Higuain (7.5 milionë euro).

Kushti i dytë: të kërkojë falje ndaj tifozëve bardhezinj, me Marottën të gatshëm ta bëjë këtë gjë në emër të Bonucci. Nuk është ende i qartë pozicioni i mbrojtësit të Milanit në këtë rast.

Kthimi i Bonuccit nuk paraqet asnjë problem për dhomën e zhveshjes së bardhezinjve, me Barzagli dhe Chiellini, të cilët vazhdojnë të jenë dy nga miqtë më të mirë të kapitenit aktual të kuqezinjve. Me këtë të fundit, ai kaloi një pjesë të pushimeve verore në Kanada.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here