Juventus me ofertë të re për lojtarin e Real Madridit

Juventus është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, ndërsa shtypi spanjoll shkruan se Biankonerët i kanë dërguar ofertë Real Madridit për Theo Hernandez.

E ardhmja e Alex Sandros në Torino është në pikëpyetje dhe Zonja e Vjetër është në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

Pas përpjekjeve për ta transferuar Marcelon, Biankonerët janë përqendruar te transferimi i Hernandez.

MARCA shkruan se Juventusi ka dërguar ofertën në Madrid për huazimin e tij në Torino dhe mundësin e blerjes së tij pas një viti.

Hernandez u transferua te Reali sezonin e kaluar, mirëpo ishte nën hijen e Marcelos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here