Manchester United e ka kontaktuar agjentin e Ante Rebic

Manchester United e ka kontaktuar agjentin e Ante Rebic, për ta ofruar në klub lojtarin kroat.

Lojtari i Eintracht Frankfurt mund të përfundojë në Ligën Premier, pasi ka sa oferta për të, shkruan Sport Bild.

Jose Mourinho ka kohë që është në kërkim të një anësori, pasi kishte dështuar të nënshkruajë me emra si Willian dhe Ivan Perisic.

Rebic mund të jetë blerja e Manchester United, pasi tashmë negociatat janë hapur.

Ajo që habit është çmimi që United është gati të paguajë. Mësohet se anglezët janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë funte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here