Rugani dhe Higuain nuk shiten të ndarë

Gazzetta dello Sport ka njoftuar se Juventusi  do të lejojnë Daniele Ruganin të bashkohet me Cheslean vetëm nëse “blutë e Londrës” do të bëjnë një ofertë për Gonzalo Higuain. Qendërmbrojtësi është lidhur me një transferimi të mundshme në Londër, duke qenë se tashmë trajner i klubit është Maurizio Sarri një nga adhuruesit më të mëdhenj të Ruganit. 23-vjeçari i ka pranuar kushtet personale me “blutë”, ku një detaje që është mësuar është se rroga e tij do të jetë dyfishi i asaj që ka marrë te Juventus.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja italiane, “Zonja e Vjetër” kërkon që t’i ofrojë edhe Higuain-in Cheseas, i cili duhet të iki me patjetër pas ardhjes së Cristiano Ronaldos. Edhe pse klubi i Premeri Leagues ka pasur kontakte me agjentin e argjentinasit nuk ka arritur një marrëveshje me lojtarin apo Juven. Përveç Chelseas, Higuain lidhet edhe me një transferim të mundshëm tek Milani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here