Zbulohet arsyeja pse refuzoi pankinën e Real Madrid

Të gjithë trajnerët më të njohur në botë edhe sot adhurojnë që të marrin në dorë drejtimin e stolit të Real Madrid, pasi është pankina më e lakmuar nga drejtuesit. Tashmë “Los Blancos” kanë një trajner që do i udhëheqë drejt trofeve dhe ai është Julen Lopetegui, i cili u zyrtarizua vetëm dy ditë para fillimit të Kupës së Botës.

Ndërkohë, duke pasur parasysh mundësinë për të zëvendësuar trajnerin francez, Zinedine Zidane, trajneri më i ri gjerman, Julian Nagelsmann ka zbuluar se pse vendosi të refuzojë ofertën madrilene. 30-vjeçari ka thënë se e ka vlerësuar një ofertë të tillë nga Spanja, por tha se nuk ishte e drejtë që të largohet nga kampionati gjerman.

“Nuk është se nuk mendova për ofertën”, u shpreh Nagelsmann në revistën “11 Freunde”“Nuk ka skuadër më të madhe se Real Madridi. “Unë jam vetëm 30 vjeç, nëse karriera ime e stërvitjes evoluon në mënyrë të arsyeshme, mund të kem një mundësi tjetër për të marrë përgjegjësinë për një ekip në atë nivel. “Për sa i përket familjes sime, nuk ishte koha e duhur për të lëvizur jashtë vendit”, ka përfunduar trajneri gjerman.

Nagelsmann po fillon vitin e tij të fundit te Hoffenheim, pasi tashmë ka pranuar të marrë përsipër drejtimin e pankinës së RB Leipzig në sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here