Carvajal shokon tifozët e Realit: Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në historinë e klubit

Në nëntë vitet e qëndrimit të Ronaldos në Madrid, nuk ka pasur ndonjë lojtarë që ka deklaruar se portugezi nuk është lojtari më i mirë.

Mbrojtësi i djathtë i Madrilenëve, Dani Carvajal ka deklaruar se Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në historinë e Real Madrdit dhe epiteti i lojtarit më të mirë në historinë e klubit i takon Raul Gonzalezit.

“Rauli pa asnjë dyshim! Ai është ikona e klubit. Ai është një lojtarë skuadre, lojtarë që me punë dhe dëshirë fitoi gjithçka me Realin. Nuk është futbollisti më i shpejtë, por ishte futbollist që kishte kontrollim të mirë të topit dhe ishte i shkëlqyeshëm në lojën me kokë. Ai është lojtari më i mirë në historinë e Real Madridit”, ka deklarurar Carvajal.

Ronaldo u largua nga Reali me 450 gola të shënuar, ndërsa Raul shënoi 323 gola për Los Blancos.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here