Juventus ka gjetur zëvendësuesin e Pjanic

Skuadra e madhe italiane, Juventusi, e sheh N’Golo Kanten si zëvendësues të boshnjakut Miralem Pjanic, nëse ky i fundit largohet nga Torino këtë verë.

Zonja e Vjetër është njëra nga skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar pasi tashmë kanë siguruar nënshkrime të mëdha si Mattia Perin, Joao Cancelo, Emre Can dhe Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, përveç afrimeve në skuadër, drejtuesit e klubit të madh italian duhet të sistemojnë edhe disa largime të mundshme, ku shumë lojtarë të tyre janë të kërkuar në gjithë Evropën.

I tillë është edhe mesfushori boshnjak, Pjanic, i cili po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane, e në veçanti ato angleze.

Pjanic pritet të largohet nga Torino drejt Manchester Cityt pasi kampionët e Ligës Premier dështuan të nënshkruajnë me Jorginhon, që u transferua te Chelsea.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi ka bërë mesfushorin e Chelseat, Kante, zgjedhjen e tyre të parë për të zëvendësuar Pjanicin nëse ky largohet nga Torino.

Juventusi tani është duke kërkuar që të luftojë me Paris Saint-Germain për Kanten, edhe pse Chelsea thuhet se nuk do të pranonte oferta më të ulëta se 80 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here