Benzema: Do të bëj më mirë se sezonin e kaluar

Real Madrid fitoi tre Champions League radhazi, por Karim Benzema nuk duket aspak i kënaqur me këtë fakt, pasi kërkon që të fitojë sërish trofe në kryeqytetin spanjoll.

Ndërkohë, francezi ka dhënë një intervistë për mediet zyrtare të klubit, në të cilën foli për Lopetegui, objektivat për sezonin 2018-19, si dhe për titujt. Ai ka thënë se do vazhdojë të punojë për të bërë më shumë histori për klubin, teksa shton se ka nënshkruar më ekipin për të arritur sukses dhe për të bërë gjëra të bukura.

Megjithatë, trajneri Julen Lopetegui dhe Benzema janë duke u përgatitur për sezonin e ri.

Objektivat: “Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë tituj, sepse këtu qëllimi është gjithmonë të fitojmë së bashku. Në një nivel personal, unë dua të bëj më mirë se sezonin e kaluar. Duhet të vazhdoj të punoj për të bërë më shumë histori në këtë klub”.

Para sezonit: “Ne po bëjmë shumë punë dhe mjaft mirë në këtë periudhë parasezonale. E dimë se duhet kryer një punë e vështirë, por është e mirë për pjesën tjetër të sezonit”.

Lopetegui: “Ne e dimë se ai është një trajner që pëlqen të ketë posedimin e topit. Trajneri, gjithashtu, ka një ndikim të madh në punën kur humbim topin, presionin pas humbjes së topit”.

Titujt: “Nuk e kisha imagjinuar gjithçka, që po arrij, por kam nënshkruar me këtë klub për të fituar tituj, për të arritur suksese dhe për të bërë shumë gjëra të bukura. E dija se do të kisha vite të vështira, por asgjë nuk ndodh kot, sepse është klubi më i mirë në botë. Jam shumë i lumtur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here