E ardhmja e reprezentuesit zviceran është mes kampionatit gjerman dhe atij anglez

Football Soccer - 2018 World Cup Qualification - Switzerland training - Skonto Stadium - Riga, Latvia - September 2, 2017 - Switzerland's Ricardo Rodriguez attends a training session. REUTERS/Ints Kalnins

Ricardo Rodriguez mund të jetë largimi tjetër i madh nga Milani.

Pasi qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci duket pranë rikthimit në Juventus, Milan mund të mbetet edhe pa zviceranin.

Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Serie A me Milanin.

Por Rossonerët janë të detyruar të shesin për shkak të Fair Play Financiar dhe Rodriguez duket si shpëtim për ta.

E ardhmja e reprezentuesit zviceran është mes kampionatit gjerman dhe atij anglez.

Dy gjigantët gjerman, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë interesuar për shërbimet e tij.

Por së fundmi në skenë kanë dalë edhe skuadrat e mëdha angleze si Arsenal dhe Tottenham Hotspur.

25-vjeçari mund të largohet nga Milani vetëm nëse vije një ofertë mbi 25 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here