Leonardo:Bonucci ka kërkuar vetë rikthimin te Juventus

Leonardo Araújo u prezantua ditën e djeshme si drejtori i ri teknik dhe sportiv i Milanit, por që në konferencën e tij të parë ai nuk i ka kursyer fjalët e drejtpërdrejta ndaj atyre që e akuzojnë si tradhtar dhe mbi të gjitha mbi shitjen e lojtarit më të vlefshëm të ekipit. Mundësia e kalimit të Leonardo Bonuccit te ish-klubi i tij janë reale, pasi ky i fundit ka shprehur dëshirën për një gjë të tillë.

“Në të vërtetë nuk kam takuar vetëm Juven në këtë merkato ku erdha vonë. E kemi fatin të lidhur me “Fair Play Financiar” dhe nuk do të bëjmë blerje të çmendura por të zgjuara dhe të moderuara. Situata rreth Bonuccit nisi nga një dëshirë e tij, por do të shohim nëse shitja është një operacion që mund të bëhet. Nisi gjithçka nga ideja e tij e qetë dhe e logjikshme dhe për këtë nisëm tratativat me Juve”tha fillimisht drejtori i ri i Milan.

Megjithatë, shumë tifozë kuqezinjë janë të zhgënjyer për kalimin e tij te Inter më parë: “I respektoj ata që marrin këtë pozicion pasi kishte sentiment në këtë rast dhe është e kuptueshme. E përjetova këtë kur kalova te Inter. Por tani jam te Milan që në vitet e fundit ka patur 3 pronarë të ndryshëm dhe çdo herë secili ka ide të ndryshme. Roli im do të jetë i lidhur me skuadrën dhe rezultatet”, përfundoi braziliani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here