Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona shkakton “termet” sa herë del në media, teksa kësaj radhe është bërë protagonist në një lidhje direkte në një shfaqje televizive në Argjentinë, ku i është drejtuar me kritika të ashpra nipit të tij Walter Christian Machuca, i cili po fliste për martesën e mundshme të dajës së tij me të fejuarën prej gjashtë vitesh, Rocio Oliva.
“Po shoh sesi po e furnizon me gënjeshtra këtë program televiziv. As nëna e tij nuk mund ta shohë. Më ka shkatërruar disa automjete dhe më ka vjedhur paratë. Pse flet ai për mua, kur as nëna e tij s’do ta shohë me sy? Unë do të martohem kur të më dojë qejfi. Kur të martohem do t’i kërkoj dorën Rocios dhe jo juve, e aq më tepër nipit tim.”
Sipas të përditshmes spanjolle “AS” motivi i këtij reagimi nga ana e Maradonës ishte shpërndarja e lajmit të rremë, sipas të cilit ai kishte vendosur të martohej me të fejuarën e tij Rocio Oliva, me 30 vite diferencë. Kujtojmë që legjenda argjentinase këto kohët e fundit ka qenë në titujt kryesor të lajmeve bomb.