Milan ka gati 50 milionë euro për supertalentin Brazilian

Periudha e artë kur te Milani luanin disa lojtarë brazilian ka mbaruar, por tani te Milani po mendojnë sërisht për transferimin e një braziliani.

Emërimi i Leonardos si drejtor i përgjithshëm, ka bërë që Rosonerët ta transferojnë lojtarin brazilian për 50 milionë euro.

Rosonerët janë të interesuar për talentin e Flamengos, Lucas Paqueta, ndërsa këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i klubit, Kleber Leite.

“Milani po e ndjek Pauqeten, ndërsa klauzola e tij është 50 milionë euro dhe ata janë të gatshëm ta paguajnë. Transferimi mund të ndodhë këtë verë”, është shprehur Kleber.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here