Szczesny:Me Ronaldon Champions-i është i joni

Wojciech Szczesny beson se Juventusi ka një shans shumë të mirë për të fituar Champions League me nënshkrimin e Cristiano Ronaldo-n. Në karrierën e tij Ronaldo e ka fituar 5 herë Champions Leaguen. Në një intervistë për “Sirius XM FC” Szczesny ka shprehur besimin e tij se bardhezinjtë tani kanë mundësim më të mirë të dominojë totalisht Serie A dhe të triumfojnë në Champions League. Portieri i Juventusit u shpreh se:

Ende është ëndrra jonë, por me ardhjen e Cristiano-s unë mendoj se kjo ëndërr do të bëhet realitet.  Nuk mendoj se shton ndonjë presion. Përkundrazi na jep shumë besim se ne mund të shkojmë dhe të sfidojmë Europën.  Do të luajmë me lojtarin më të mirë dhe ardhja e Cristiano-s na jep besim se ne do të luajmë më mirë se vitin e kaluar.”

Portieri polak ka këmbëngulur se synimi kryesor i Juves është Scudetto dhe për këtë u shpreh se:

“Unë mendoj se vetëm për shkak se Juventusi ka fituar shtatë tituj me radhë nuk do të thotë se ky vit është më pak i rëndësishëm. Është ende objektivi ynë kryesor dhe gjëja e parë që duhet të bëjmë është të fokusohemi në Ligën dhe të fitojmë Coppa Italia, dhe natyrisht me Cristiano do të kemi një shans më të mirë në Evropë, por siç thashë kjo është gjithmonë një bonus“, përfundoi Szczesny.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here