Allegri ka një mesazh në lidhje me rikthimin e Bonuccit

Massimiliano Allegri ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me rikthimin e Leonardo Bonuccit në Juventus.

Massimiliano Allegri ka sqaruar se nuk kishte probleme me Leonardo Bonuccin në Juventus.

Trajneri ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me rikthimin e Bonuccit në Torino.

“Kam pasur marrëdhënie të mira me të”, ka thënë Allegri.

“Ka pasur diskutime, mirëpo ato ishin edhe me lojtarët e tjerë. Është pjesë e punës. Nuk ka asnjë problem”.

“Nuk dua që të flas për afatin kalimtar, ajo është punë e klubit. Juventusi i ka pesë qendërmbrojtës shumë të mirë”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here