Barcelona kërkon 70 mln € për tre lojtarë

Barcelona bën gati operacionin “fshesa” për të stabilizuar financat. Pas nënshkrimit të Malcom synimi i katalanasve është edhe nënshkrimi me mesfushori francez Nzozni. Por së pari duhet të sistemojë tre nga lojtarët më pak të rëndësishëm në ekip. Barcelona kërkon 70 milionë euro për Dinge, Mina dhe Vidal. Të tre janë në shitje dhe të tre kanë marrë oferta nga klube të ndryshme.

70 milionë euro që Barça do të përfitojë nga shitja e treshesh ka ndërmend të bëjë goditjen tjetër të madhe në merkato. Mbrojtësi francez është një hap larg Evertonit, Vidal do të kalojë sot tek Sevillia, ndërsa kolumbiani Mina lidhet më një transferim tek Manchester United. “Djajtë e kuq” duket se do të paguajnë për Mina-n 40 milionë euro sipas raportimeve nga mediat spanjollet dhe ato britanike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here