Bombë nga Italia: Leonardo ka gjetur trajnerin e ri te Milani

Milan-Conte, vazhdojnë thashethemet.

Shtypi italian ka shkruar se në fillim të javës do të ketë një takim mes drejtuesit të Milan Leonardo dhe ish-trajnerit të Chelsea. Braziliani kërkon të kuptojë nëse Conte mund të lirohet nga marrëveshja e tij me londinezët, që do t’i sjellë rreth 17 milionë euro, edhe pse është shkarkuar.

Pavarësisht nga përgënjeshtrimet publike, fondi Elliot përgatit përmbysjen e radhës te Milan. Në rikthimin nga turneu amerikan, Rino Gattuso mund t’i jap lamtumirën kuqezinjve.

Aktualisht Conte, si shkruan Tuttosport, është me pushime në Lampedusa dhe po vlerëson pro dhe kundra për këtë propozim që ka marrë.

Synimi i Leonardo është t’i tregojë atij programet e reja të klubit kuqezi dhe të shohë më pas disponiblitetin e tij. Gattuso, aktualisht në SHBA, vazhdon të jetë i shqetësuar, pavarësisht nga kënaqësia që pati kur e foli me presidentin e ri Paolo Scaroni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here