Eden Hazard vendos për të ardhmen e tij

Eden Hazard nuk do të largohet nga Chelsea për të shkuar te Real Madrid. Klubi spanjoll nuk ka vendosur të paguajë 200 milionë euro të kërkuara nga Roman Abramovic, asi nga Belgjika, protagonist absolut i Botërorit të fundit në Rusi.

Në këto kushte, drejtuesit e Chelsea i kanë propozuar një kontratë të re numrit 10, pasi ajo aktualja skadon në qershor 2020.

Hazard pritet të firmosë deri në vitin 2020 dhe paga e tij do të jetë 17.5 milionë euro neto në sezon.

Trajneri Maurizio Sarri ka vendosur që Hazard të jetë kapiteni i ekipit të tij në sezonin 2018/19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here