Gonzalo Higuain do të largohet së shpejti nga Juventus

Gonzalo Higuain është gjithnjë e më afër transferimit në Milan.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi i Juventusit është afër kalimit në San Siro me një formulë të re.

Higuain pritet të largohet nga Torino pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Kurse, e ardhmja e tij mund të jetë në Milan edhe pse ai së fundmi është kërkuar edhe nga Chelsea.

Milan synon ardhjen e Higuain si huazim me opsionin e blerjes së obliguar pas këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here