Manchester United kërkon një përforcim të ri nga Barcelona

Manchester United ka kthyer vëmendjen te një përforcim i ri nga Barcelona.

Mediat angleze raportojnë se ‘Red Devils’ kanë një objektiv të ri për transferim në Old Trafford.

Në rast se nuk arrijnë të sjellin Harry Maguire ose Toby Alderweireld, Manchester United do ta kthejë vëmendjen te një blerje nga Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Jose Mourinho do të paraqesë ofertë për transferimin e mbrojtësit në largim nga Barcelona, Yerry Mina. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here