Milan ka zgjedhur kapitenin e ri

Milan do të ketë një kapiten tjetër në sezonin e ri. Leonardo Bonucci pritet të largohet nga San Siro duke u rikthyer në Juventus.

Kurse, “Goal Italia” raporton se “Rossonerët” tashmë kanë zgjedhur kapitenin e ri.

Në vend të Bonuccit shiritin e kapitenit pritet ta mbajë mbrojtësi tjetër, Alessio Romagnoli.

Bonucci u emërua kapiten i Milanit në verën e vitit të kaluar pas transferimit nga Juventus.

Por, klubet janë në bisedime për rikthimin e tij në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here