Traineri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur rreth merkatos aktuale, ku Barcelona angazhoi tre futbollist të rinj.
Katalanasit këtë merkato transferuan Malcomin nga Bordo, Arthur Melo nga Gremio dhe Lenglet nga Sevilla, por Valverde ka bërë të ditur se Barcelonës i duhen edhe disa përforcime.
“Disa opcione janë të hapura. Kemi nevojë për përforcime në vijën e mesit. Kemi transferuar një mesfushorë, por kemi nevojë edhe për një tjetër. Na duhet një futbollist që i plotëson disa kushte”, ka deklaruar Valverde.