Rabiot vendos vetë për të ardhmen e tij

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel ka komentuar situatën e Adrien Rabiot dhe vendimin për të ardhmen e tij.

Barcelona ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e mesfushorit francez. Tekniku gjerman i gjigantëve të Ligue 1 theksoi se është në dorën e lojtarit nëse do të qëndrojë apo të largohet.

“Siç thashë në Mynih, talenti i tij është i dukshëm dhe potenciali i tij gjithashtu. Unë nuk mendoj se ka arritur maksimumin, mendoj se duhet të vazhdojë të rritet, ende ka hapa për të bërë para. Jam i bindur se ai duhet të arrijë një nivel tjetër në këtë klub, me ekipin e tij “, tha ai në një konferencë shtypi nga Singapori, ku ekipi i tij do të përballet nesët ndaj Atlético Madrid, në kuadër të International Champion Cup.

Ndër të tjera ai komentoi edhe për të ardhmen e tij, teksa tha se ka ende një vit kontratë me kampionët francezë.

“Për mua, është shumë e rëndësishme që të kemi lojtarë që janë të përqendruar te stërvitja. Ne e dimë situatën e tij, ka edhe një vit kontratë, dhe në këtë lloj situate, është lojtari që duhet të vendosë, të demonstrojë lidhjen e tij. Mendimi im për të gjithë këtë është i qartë dhe ai e di këtë. Vendimi është në duart e tij”- tha tekniku gjerman në një deklaratë për median.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here