Real Madrid ka dëshpëruar mesfushorin Mateo Kovacic

Real Madrid ka dëshpëruar mesfushorin kroat, Mateo Kovacic.

Nënkampioni i botës me Kroacinë, ka kërkuar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’ këtë verë, pasi nuk po gjen shumë minuta në formacionin e ‘Los Blancos’.

Madje ish anëtari i Interit vendimin për largim u ka bërë të ditur edhe bashkëlojtarëve.

Por, aprovimin për largim nuk ka arritur ta marrë nga trajneri Julen Lopeteguin dhe drejtuesit e klubit, që e cilësojnë të rëndësishëm 24 vjeçarin.

Kovacic te Real Madrid është transferuar në vitin 2015 nga Interi.

Ai ka disa muaj që përflitet për një rikthim në Serie A, me Milanin dhe Romën të interesuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here