Spalletti ka deklaruar se Interi ka nevojë për transferimin edhe të dy lojtarëve

Luciano Spalletti ka deklaruar se Interi ka nevojë për transferimin edhe të dy lojtarëve këtë afat.

Zikaltërit janë të interesuar të nënshkruajnë me anëtarin e Atletico Madrid, Sime Vrsaljko, dhe mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal.

“Kemi nevojë për përforcime, por ka vështirësi për t’i finalizuar ato”, ka deklaruar Spalletti.

“Ne kemi një ushtri tifozësh pas nesh dhe është e rëndësishme që të kemi një sezon të mirë për ta”, ka thënë italiani.

“Për të pasur një sezon të mirë nevojiten disa gjëra, si një numër i madh i lojtarëve për të qenë konkurrentë në shumë gara. Ne e dimë se na mungojnë edhe dy lojtar, por jo për mua”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here