50 euro në ditë vetëm për Messin dhe Suarezin

Mbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina, i kishte nënvlerësuar aftësitë e bashkëlojtarëve të tij, Lionel Messit dhe Luis Suarezit, kur u transferua te katalonasit. Ai vuri bast për 50 euro me Messin dhe Suarezin se kush mund ta shënojë golin më të mirë prej gjuajtjes së lirë çdo ditë.

23-vjecari iu bashkua Barcelona nga Palmeiras për 11.7 milionë euro. Pas bastit me argjentinasin dhe uruguaianin, Mina u detyrua t’i paguajë ata çdo dite me nga 50 euro.

“Kur iu bashkova Barcelonës, për të krijuar një atmosferë më të këndshme, fillova të vë bast me Messin dhe Suarezin për të parë se kush mund ta shënojë golin më të mirë prej gjuajtjes së lirë gjatë ushtrimeve”, ka thënë kolumbiani.

“Pa e kuptuar fare, ata më merrnin nga 50 euro çdo ditë. E pastaj mendova ‘Çfarë?! Unë jam duke i paguar këta djelmosha’. Por, e vërteta është se këta përbindësha mund ta vendosin topin ku të duanë. Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe në futboll janë magjistarë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here