Drejtorët e Juventusit kanë qëndruar në Casa Milan për të diskutuar në lidhje me transferimet

Drejtorët e Juventusit, Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici, kanë qëndruar në Casa Milan për të diskutuar në lidhje me transferimet ndërmjet dy klubeve.

Temë diskutimi janë Mattia Caldara, Leonardo Bonucci dhe Gonzalo Higuain.

Dy klubet thuhet se kanë arritur marrëveshje paraprake për shkëmbimin e Caldaras dhe Bonuccit, ndërsa Pipita do të huazohet në San Siro për 18 milionë euro me opsionin që transferimi të bëhet i përhershëm në verën e ardhshme për 36 milionë euro.

Tash, drejtori gjeneral i Juves dhe drejtori sportiv ndodhen në Milano për ta mbyllur marrëveshjen.

Kujtojmë që Bonucci u largua nga Zonja e Vjetër në verën e kaluar, mirëpo ai dëshiron të kthehet, madje duke pranuar edhe pagë më të vogël.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos është bërë e qartë se Higuain do të luajë në një skuadër tjetër në sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, Caldara, i cili ishte i huazuar te Atalanta në sezonin e kaluar, kërkohet nga Rossonerët për pozitën e qendërmbrojtësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here