Sergi Roberto:Mendova se do luaja në Botëror, por…

Edhe pse Spanja u konsiderua si favorite për të fituar Kupën e Botës, “La Roja” kapitulloi që në 1/8 me penallti nga Rusia. Por mungesa e mesfushorit të Barcelonës, Sergi Roberto u vu re, pasi ai nuk u grumbullua nga trajneri, Julen Lopetegui.

Në konferencën për mediet, në prag të ndeshjes ndaj Romës, në kuadër të turneut, Internacional Champions Cup, mesfushori deklaroi se ai priste të ishte pjesë e skuadrës së Kombëtares për Botërorin.

Ai bëri një paraqitje të shkëlqyer me Barcelonën, me 29 paraqitje dhe me 91% të pasimeve të sakta. Ndaj ai mendonte se e meritonte një vend në skuadër, por nuk ka ndodhur kështu.

“Unë sinqerisht mendova se do të shkoja në Botëror, por trajneri vendosi të merrte lojtarë të tjerë. Nuk kisha zgjedhje tjetër përpos ta shikoja turneun në televizion. Tani që është ndërruar trajneri, shpresoj të luaj mirë për Barcelonën, në mënyrë që të zgjidhem për ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar spanjolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here