Ky është problemi që po stopon transferimin e Higuainit te Milani

Juventus dhe Milan kanë arritur akord për transferimin e Higuainit për shumën  e 55 miliona eurove dhe shkëmbimin e Bonuccit me Caldaran, por vetë argjentinasi është duke e stopuar transferimin.

Higuain ka kërkuar një bonus prej 4,5 milionë eurove nga Juventus, ndërsa kryesia e Zonjës së Vjetër nuk dëshiron tia japë.

Higuain ka arritur akord me Rosonerët për katër vitet e ardhshme, ku do të përfitojë 7,5 milionë euro në sezon, ndërsa agjenti i tij ka kërkuar që paga e argjentinasit të zmadhohet në 9 milionë euro në sezon, në rast se Juventusi refuzon ta paguajë bonusin e kërkuar.

Bisedimet do të zhvillohen edhe sot, ndërsa mediat italiane bëjnë të ditur se transferimi do të realizohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here