Ja si do të jetë formacioni i Juves në Europë

Që nga viti 1996 Juventusi nuk ka ngritur trofe europian, por me transferët e verës është ngjallur optimizmi në Torino që ata me në fund janë të vendosur që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Me ekip gjysmë lojtar të rinj, më i njohur Cristiano Ronaldo, skuadra italiane ka shpenzuar fiks 221 milionë euro deri me tani në merkato.

Disa lojtarë është dashur të largohen, me Mattia Caldaran dhe Gonzalo Higuain që janë larguar por është kthyer Leanardo Bonnuci kurse Gianluifi Buffon është shkuar në Paris, por Juventusi qysh tani e ndjen se ka bërë njërin prej ekipeve më të mira në Europë. Më poshtë do të shihni formacionin e Juves dhe çfarë risish do të sjellin lojtarët e rinj në këtë ekip.

Cristiano Ronaldo

Pa dyshim, numri shtatë është lojtari prapa këtij projekti që është ndërtuar rreth tij derisa për Juventusin kjo konsiderohet arritje e madhe nënshkrimi me të nga Real Madridi.

Golat e tij dhe lidershipi do i japin Juventusit një sulm vrastar këtë sezon.

Joao Cancelo

Lojtari portugez është anësori i djathtë i mbrojtjes, më i ri të Juventusi dhe tashmë ka përvojë të mirë në Serie A pasi që kaloj një vit nga Valencia në Inter.

Ai është shumë i mirë në aspektin defensivë të lojës përderisa ka kapacitet edhe për të asistuar dhe shënuar në sulm.

Douglas Costa

Anësori tashmë ka kaluar një vit i huazuar te Juventusi dhe tani ka nënshkruar marrëveshje permanente duke lënë Bayern Munichun.

Ai ishte njëri prej lojtarëve kyç që Juve fitoj skudeton sezonin e kaluar dhe kjo është arsyeja pse klubi pagoi 40 milionë euro për të.

Mattia Perin

Ai erdhi nga Genoa për të garuar me Wojciech Szczsny për të startuar në portë.

Me vetëm 25 vjet, ai ka treguar dhe dëshmuar se është njëri prej portierëve më të mirë në Itali për disa sezone.

Emre Can

Erdhi si transfer i lirë nga Liverpooli për ta forcuar mesfushës.

Talenti i tij dhe te qenit fizik do ta ndihmojë shumë skuadrën e tij në qendër të fushës.

Leonardo Bonucci

Arritja më e fundit e ndoshta më e rëndësishmja.

Ai e njeh klubin mirë, ka qenë pjesë e Juventusit që nga viti 2010 ku verën e kaluar kaloi në Milan, por u kthye duke bërë mbrojtjen e Juventusit edhe më të fortë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here